Veseli fton shqiptarët e Malit të Zi të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit  

27 gusht 2020 | 11:44

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar shqiptarët e Malit të Zi që të dalin në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe t`i votojnë partitë shqiptare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shqiptarët duhet të kenë besim tek forca e votës si dhe tek proceset demokratike, si rruga e vetme për të realizuar të drejtat dhe interesat kombëtare.

Postimi i plotë i Veselit:

Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë që të dalin në votim dhe të votojnë partitë shqiptare. Shqiptarët duhet të kenë besim tek forca e votës si dhe tek proceset demokratike, si rruga e vetme e duhur për të realizuar të drejtat dhe interesat kombëtare. Po ashtu, duke votuar listat shqiptare, ata forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre legjitime.

Bashkëkombësit tanë në Mal të Zi, janë faktor i vyer konstruktiv, gjë që e kanë dëshmuar me përkrahjen e referendumit të pavarësisë, e hyrjes në NATO dhe të gjitha proceseve e reformave demokratizuese të këtij shteti mik. Forcimi i zëri të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi, është në dobi edhe të vetë këtij shteti fqinj, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë e mbajnë të palëkundur orientimin euro-atlantik dhe mbështesin pa kursim forcimin e liberal demokracisë dhe bashkëjetesës në diversitet.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore dhe ambasadorja e UNICEF UK, Rita…