Veseli: Gani Sylaj tërë jetën ia ka kushtuar lirisë dhe çështjes kombëtare

04 korrik 2019 | 11:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me pikëllim ka mësuar lajmin për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Sylaj.

Veseli ka thënë se Gani Sylaj ishte një atdhetar i madh, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.

“Gani Sylaj ishte një atdhetar i madh, gjithë jeta e të cilit ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare. Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e tij sot në mëngjes. Puna e tij do të jetë përherë një shembull frymëzimi. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një turist ka vdekur nga shpërthimi i vullkanit në ishullin…