Veseli: Gjaku i martirëve të masakrës së Rezallës, dëshmi për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës

05 prill 2020 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën e Rezallës, e cila sipas tij është një dëshmi tjetër e gjenocidit të shtetit serb.

Veseli ka thënë që Serbia ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1 600 civilëve tanë dhe për këtë arsye duhet të jemi dyshues nga këtij shteti.

“Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb që njollos ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare e cila ende toleron pandëshkueshmërinë e xhelatëve që e shkaktuan”.

“Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnice të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti. Kjo vlen veçanërisht si kujtesë ndaj qeverisë në ikje e cila po flirton me Beogradin duke lejuar futjen në Kosovë të strukturave ‘humanitare’ të dërguara prej këtij shteti”.

“Gjaku i martirëve të masakrës së Rezallës është edhe një dëshmi që ne nuk duhet të lejojmë të devijojmë nga qëllimi ynë i përbashkët për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ndaja nga…