Veseli: Gjatë kësaj jave do ta kemi përfundimin e dramës së demarkacionit
12 mars 2018
| 19:47
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se brenda kësaj jave do të votohet demarkacioni me Malin e Zi, në Kuvend.
Ai ka thënë se janë duke punuar intensivisht që gjatë kësaj jave kjo temë të merr fund.
“Do të jetë java vendimtare e përfundimit të dramës së ratifikimit të kufirimit me Malin e Zi, është vërtet një temë që I ka shqetësuar qytetarët. Jemi duke punuar intensivisht, do të thosha se gjatë kësaj jave do ta kemi edhe përfundimin e kësaj drame”, ka thënë Veseli për “RTK”.