Veseli, Haradinaj e Limaj udhëtojnë për Bruksel me aeroplanin e Behgjet Pacollit
Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nisur të martën për në Bruksel.
Atje pritet që në mëngjesin e së mërkurës të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Klan Kosova” ka përcjellur edhe momentin e nisjes së delegacionit kosovar me avion, ndërsa gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se gjatë rrugëtimit avioni i delegacionit kosovar është orientuar drejt Beogradit.
“Gjatë rrugëtimit ka ndodhur diçka e cila ka krijuar një ndjenjë të keqe, avioni ka pasur 2 orë e 10 minuta për të arritur në Bruksel”.
“Por kulla ajrore e ka ngatërruar rrugëtimin dhe ka orientuar rrugëtimin nga Beogradi”.
“Zëvendëskryeministri Pacolli ka parë që rrugëtimi ka ndryshuar, dhe po hyjnë në territorin e Serbisë”.
“Ka ndodhur që kujdesshëm aeroplani është kthyer përsëri në Tiranë, për të marrë kahjen nga ajo rrugë ajrore sic ishte paraparë”.
“Ky incident ishte i pahijshëm i kullës ajrore nga Tirana aeroplani ka hyrë në zonën e republikës së Serbisë”.
“Behgjet Pacolli derisa bën udhëtime të shpeshta e ka vërejtur këtë incident”.
”Natyrisht që shqetësimi ishte i gjithë njerëzve në avionin privat të Zotit Pacolli, por sidoqoftë gjithcka ishte në rregull”.
”Kjo është hera e parë që një delegacion kosovar ndër më të lartit shtetëror hyjnë në territor të Serbisë”.