Veseli: Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së
12 prill 2019
| 14:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë sot në vënien e gurthemelit të kullës muze ‘Kulla e Qëndresës’ në Lubizhdë të Hasit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së nga anembanë Kosova. “Në Lubizhdë të Hasit për të nderuar 14 heronjtë dhe dëshmorët e luftës dhe lirisë. Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së nga anembanë Kosova. Do të kujtojmë përherë me respekt jetën dhe veprën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/