Veseli i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh deri në fund të këtij viti
31 tetor 2018
| 10:28
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se liberalizimi i vizave është e drejtë e qytetarëve të Kosovës dhe se duhet të ndodh në fund të viti.
“Ideja është shumë e qartë ne do të lëvizim drejtë BE-së do të përmbushim çdo kriter që ka të bëjë me agjendën e reformave evropiane ky ishte edhe zotimin që kishin në komision. Përkrahja e zyrës së BE-së është shumë e sinqertë, është shumë e drejtpërdrejt”, ka thënë Veseli pas takimit me shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
“BE-ja është prioritet është edhe qëndrim i yni, është identit i yni, ne do të lëvizim në këtë drejt për aq sa liberalizimi i vizave është një e drejtë që duhet të ndodh në fund të këtij viti”, ka thënë Veseli.