Veseli i dhuron koleksion librash Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj
01 gusht 2019
| 19:13
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka dhuruar një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës në fshatin Vuthaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar kjo është ndihmesë e vogël për këto treva.
“Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar në Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/