Veseli i kërkon Thaçit ta dekorojë Ahmet Delinë me titullin ‘Hero i Kosovës’
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar në ditën e rënies, Ahmet Delinë.
Ai ka vlerësuar lart rolin e Ahmet Delisë në mbrojtjen e popullatës civile nga njësitet ushtarake serbe.
Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që ta dekorojë Ahmet Delinë me titullin “Hero i Kosovës”.
“Sot, në datën e rënies, përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njësitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj Presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/