
Veseli i lumtur që Kuvendi i dha drejtim iniciativës për tribunalin
Kuvendi i Kosovës të enjten ka rritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit.
Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se është i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
“Duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/