Veseli i pikëlluar nga lajmi për tragjedinë në Gjenova
14 gusht 2018
| 21:26
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për humbjen e 35 jetëve pas shembjes së një ure në Gjenova të Italisë.
“I pikëlluar nga lajmi për tragjedinë e Gjenovas. Me mendje jemi te viktimat dhe familjet e tyre. Në këtë ditë tragjike jemi më miqtë tanë italianë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Të lëndurave në këtë incident tragjik ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Ju kemi në mendje”, shkruar Veseli.