Veseli i pikëlluar për vdekjen e hoxhës Avdyl Krasniqi
12 tetor 2019
| 12:35
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Veseli ka thënë se imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë.
“Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka shkruar Veseli.