Veseli: I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së PDK-së, Ajnishahe Halim

27 shtator 2019 | 10:16

“I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi. Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Veseli ka thënë se ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin.

“Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje…