
Veseli i reagon BE-së: ‘Trepça’ nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë
05 shkurt 2019
| 15:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) të cilët kanë kërkuar që “Trepça” të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
Veseli ka thënë se “Trepça” as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.
“‘Trepça’, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. ‘Trepça’ është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1186121111563093/?type=3&theater