
Veseli i shpreh ngushëllime familjes Blushi
09 shkurt 2019
| 14:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.
“Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si ‘Nëntori i Dytë’ ose ‘Koncert në vitin 1936’. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.