Veseli ia dhuron flamurin e Republikës së Kosovës veprimtarit Adem Demaçi
13 shkurt 2018
| 17:51
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vizituar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin.
“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.