Veseli ia ndalë fjalën Frashër Krasniqit, Vetëvendosje e lëshon seancën
02 mars 2018
| 11:52
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, e ka marrë fjalën në Kuvend duke thënë se pasi është liruar nga paraburgimi ka dalë në foltore që t’ua shoh fytyrat deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Unë sot kam dal veç me ua pa fytyrat juve të PDK-së edhe disave të LDK-së edhe me ua bë disa pyetje shumë sinqerisht”, ka thënë deputeti Krasniqi para deputetëve.
Fjalimin e tij, Krasniqi nuk e përfundoi pasi që kryepalamentari Kadri Veseli ia ndali mikrofonin.
Si reagim ndaj ndalimit të fjalës së Krasniqit nga Veseli, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.