Veseli: Ideali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u kurorëzua me UÇK-në
10 qershor 2019
| 16:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se 141 vjet me parë në Prizren ka lindur mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve.
Veseli duke kujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ka thënë se ideali i kësaj lidhje është kurorëzuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Si sot 141 vjet më parë, në Prizren lindi mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve. Ky ideal u rrit dhe na udhëhoqi. E më së miri u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, 20 vjet më herët. Ky ideal vazhdon edhe sot, në rrethana të reja. Kombi ynë ecën i sigurt drejt të ardhmes së tij euroatlantike”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/