Veseli: Jam i bindur që do të lëvizim pa viza këtë vit
21 mars 2018
| 21:20
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda këtij viti.
“Në fund të këtij viti, diku ka dhjetori presim që të votohet në BE që Kosova të lëviz pa viza. Jam i bindur që kosovarët këtë vit do të lëvizin pa viza”, ka thënë Veseli për “T7”.
Ai ka folur edhe për mos votimin e Listës Serbe, por nuk ka treguar se çka kanë kërkuar për ta votuar demarkacionin.
I pari i Kuvendit ka thënë se nuk do ta dëgjojnë se cka thotë Beogradi, dhe nuk bien nën ndikimin e Listës Serbe.