Veseli: Jam i tronditur me gënjeshtrat e Kurtit në lidhje me SHBA-të
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka reaguar ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, Albin Kurti edhe sonte u denoncua nga Ambasadori Richard Grenell se ka gënjyer për përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Veseli ka thënë se ndihet i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së.
“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.