
Veseli: Jam i lumtur që Kuvendi miratoi Ligjin për Prishtinën
17 maj 2018
| 19:09
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Prishtinën.
Për këtë është shprehur i lumtur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Kryeqytetin, i cili e ndihmon zhvillimin e Prishtinës, me më shumë buxhet dhe kompetenca. Po ashtu, me këtë Ligj, Prizreni njihet si Kryeqytet Historik i Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.