Veseli: Janari është muaji i rënieve të mëdha në historinë e kombit tonë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37-vjetorin e rënies së tyre.
Po ashtu Veseli ka përkujtuar edhe heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun në 551-vjetorin e vdekjes së tij.
“Janari është muaji i rënieve të mëdha në historinë e kombit tonë. Sot, me 17 janar, nderojmë kujtimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në përvjetorin e vdekjes së tij, dhe 37 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, të tre veprimtarë të mëdhenj të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Nderimi për heronjtë e kombit, për dëshmorët e lirisë, çdo herë na bën më të fortë e më të përkushtuar në rrugën e fuqizimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/