Veseli: Ka ardhur koha që ta fuqizojmë Kosovën
10 tetor 2018
| 18:32
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të ndalet në rrugëtimin e ndërtimit të shtetit.
Në Konventën e hapjes së zgjedhjeve të Partisë Demokratike të Kosovës, ai
ka thënë se në këtë 19-vjetor të themelimit të PDK-së, kjo parti ka bërë edhe gabime dhe lëshime.
“Ka ardhur koha që ta fuqizojmë Kosovën dhe ta luftojmë korrupsionin”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se qytetarët presin më shumë nga PDK-ja. “Presin që të punojmë më shumë dhe më mirë”, është shprehur Veseli.
/Epoka e re/