Veseli: Ka të vërteta në deklaratën e Selimit për numrin e veteranëve
13 shtator 2018
| 21:43
Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, në “Rubikon” të “KTV”-së, ka folur rreth çështjes së veteranëve dhe dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.
Ai tha se ka të vërteta në deklaratën e Sylejman Selimit lidhur më numrin e veteranëve.
Kujtojmë se ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se pas luftës janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK-së.
Veseli tha se i beson gjyqësorit të Kosovës dhe prokurorëve që ushtrojnë detyrën e vetë aty.
Sipas tij, prokurori Elez Blakaj do të duhej të çonte në fund detyrën e marrë përsipër.