Veseli: Kemi talent të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës
24 maj 2018
| 22:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës në Bienale, ka thënë se diplomacia kulturore është pjesë e domosdoshme e afirmimit tonë ndërkombëtar.
“I përgëzoj artistët tanë dhe Ministrinë e Kulturës për prezentimin dinjitoz që i bënë Kosovës në Bienalën e Venecias, një ngjarje kjo kulturore me rëndësi globale. Njësoj si në fushën e sportit, edhe në atë të artit e kulturës, kemi talente dhe krijues të jashtëzakonshëm. Duhet t’i mbështesim ata, sepse përmes krijimtarisë së tyre nderohet dhe njihet vendi ynë. Diplomacia kulturore është pjesë e domosdoshme e afirmimit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.