Veseli kërkon drejtësi për masakrën në burgun e Dubravës
21 maj 2019
| 12:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se familjarët e viktimave me të drejtë mund të jenë të hidhëruar për mos zbardhjen e masakrave dhe krimeve serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se tani është koha të kërkohet drejtësi nga Serbia për masakrën e Dubravës dhe masakrave të tjera.
“Ne mund të dëmtojmë njeri-tjetrin se kjo është pjesa më e lehtë, por deri më 2015 fotografitë e vëna nga familjarët para Kuvendin kanë qëndruar kot dhe Kuvendi as që është marrë me to. Tani është koha ta drejtojmë gishtin kah Serbia dhe të kërkojmë drejtësi”, ka deklaruar Veseli në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është mbajtur në përkujtim të 20-vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës.