Veseli kërkon ndihmën e BE-së për Luginën e Preshevës: Qeveritarët i kanë harruar, por Kosova jo

17 prill 2020 | 13:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka dërguar letër institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë kohë pandemie.

Lideri i opozitës në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se qeveria e shkarkuar Kurti nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot dërgova një letër drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga bisedat që kam zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm politik si dhe me miq të shumtë personal të atjeshëm, jam informuar se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se shqiptarët ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore. Fatkeqësisht ata mund të marrin shërbime shëndetësore vetëm nga spitali i Vranjës, i cili është tashmë i mbingarkuar.

Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata.

Prandaj bëra thirrje që Bashkimi Evropian ta dedikojë për komunitetin shqiptar, një pjesë të ndihmës që ka dhënë për Serbinë. Po ashtu theksova që në bashkëpunim dhe me ndihmën e institucioneve të BE-së, Kosova mund të angazhohet që të zgjerojë kapacitetet dhe burimet e spitalit të Gjilanit për ta vendosur në dispozicion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1563545763820624/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  është duke dyshuar…