Veseli kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Beogradit për të pagjeturit

30 gusht 2019 | 10:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Me këtë rast, ai ka thënë se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta, të zhdukurit vazhdojnë të jenë plagë e hapur për shoqërinë tonë.

“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve. Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini dhe Drita synojnë fitore në ndeshjen e parë të…