Veseli kërkon nga Qeveria mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë menjëherë të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.
Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit ti ndërmarrin të gjitha masat
Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të lejoj që të rinjtë dhe gjithë shoqëria të bien viktimë e mashtrimeve që ndodhin në lojëra të fatit e në kazino.
“Fati i qytetarëve tanë nuk është kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik, për të cilin përgjegjës janë institucionet e Republikës ë Kosovës”, ka deklaruar Veseli.