Veseli kërkon ngritjen e ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se sot ka nisur muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
Veseli ka thënë se kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat, por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj.
“Sot nis muaji tetor i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat, por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj. Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1716216661886866