Veseli kërkon që Zagrebi të vazhdojë të jetë zë mbështetës i Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq- Buriq, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në vend e rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të tij.
Veseli ka vlerësuar lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë, por ka konsideruar se ka ende hapësira për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Veseli e konsideruar shumë të vyer dhe të rëndësishme për Kosovën përvojën kroate në rrugën e integrimeve evropiane.
Ai ka kërkuar nga kryediplomatja kroate që Zagrebi zyrtar të vazhdojë të jetë, sikur deri më tani, një zë përkrahës i Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet.
Krahas fushës politike, kryetari Veseli e ka konsideruar mjaft të rëndësishme për Kosovën zgjerimin e bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, duke parë të Kroacia një model të suksesshëm zhvillimi e bashkëpunimi.
Ndërsa ministrja kroate, Marija Pejqinoviq- Buriq Pejqinoviq – Buriq, ka, garantuar vazhdimin e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, duke i dhënë një shtytje të fuqishme iniciativave të cilat e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.