Veseli kërkon të hetohen dhe sqarohen rrethanat e tragjedisë në minierën e Artanës
02 qershor 2020
| 15:19
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka quajtur ngjarje të rëndë tragjedinë në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë.
Me këtë rast, Veseli, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre.
“Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmëve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.