Veseli: Klaus Kinkelin do ta kujtojmë si një avokat të së drejtës tonë për liri
05 mars 2019
| 14:33
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur keqardhje me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel.
Në llogarinë e vet në “Twitter”, Veseli ka shkruar se Kinkel do të kujtohet gjithmonë nga Kosova si një avokat i së drejtës themelore për të jetuar në liri dhe paqe.
“Klaus Kinkel gjithmonë do të mbahet mend si një njeri guximi kundër krimeve të urrejtjes dhe padrejtësisë gjatë luftërave të ‘90-ta në Ballkan. #Kosova do ta kujtojë atë si një avokat të së drejtës tonë themelore për të jetuar në liri dhe paqe. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen e tij dhe Gjermaninë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/