Veseli: Kofi Annan dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës

24 gusht 2018 | 14:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është nënshkruar sot në librin e zisë për vdekjen e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan.

Veseli ka shkruar se Annan “gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës”.

“Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton,…