Veseli: Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit

09 qershor 2020 | 12:45

Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, kryetari i PDK-së Kadri Veseli së bashku me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, ka bërë homazhe te varri i tij.

“Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës”.

“Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020”, ka thënë Veseli.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka mohuar zërat se është e interesuar…