Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës
17 qershor 2018
| 13:05
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është pikëlluar nga lajmi për vdekjen e bacit Hilmi Haradinaj.
Veseli ka thënë se bacën Hilmi e ka njohur në ditët më të vështira.
“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/