Veseli: Kongresi i Lushnjës bëri jehonë në të gjitha kancelaritë
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kongresi i Lushnjes bëri jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore duke treguar se trojet shqiptare kanë njerëz që u dalin zot.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai gjithashtu ka theksuar se Kongresi i Lushnjës është një shembull i bashkimit për hir të interesave kombëtare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë.
Postimi i plotë i Veselit:
Më 21 janar 1920 filloi punimet Kongresit i Lushnjës i cili kishte qëllim mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbjen e shtetit shqiptar dhe sigurimin e pavarësisë së tij. Ky kuvend shërben si një nga provat më të forta të aftësive shtetformuese të kombit tonë sepse u organizua pa kurrfarë ndërhyrje prej të huajve, në kushtet kur shtetit shqiptar i rrezikohej ekzistenca.
Kongresi i Lushnjes bëri jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore duke treguar se trojet shqiptare kanë njerëz që u dalin zot. Po ashtu, është një shembull i bashkimit për hir të interesave kombëtare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë.