Veseli: Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë me ShBA-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikanë me rastin e 242-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë me Amerikën.
“Të gjithë qytetarëve amerikanë, që shërbejnë aktualisht në Republikën e Kosovës, qeverisë dhe popullit amerikan, urime 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë sinonim i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh në botë i demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe i paqes e sigurisë globale. Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që, si në të kaluarën, edhe sot, e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/