Veseli: Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave
18 korrik 2018
| 16:37
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët për rekomandimin pozitiv të Komisioni Evropian sa i përket liberalizimit të vizave.
“Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën evropiane duhet të vazhdojë edhe më tutje. Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/