Veseli: Kosova është këtu falë vendosmërisë së Clintonit, Albrightit dhe Clarkut
12 qershor 2019
| 12:50
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është këtu falë vendosmërisë së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ish-sekretares Medeliene Albright dhe ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark.
Ai në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se Clintoni, Albrighti dhe Clarku ishin ngritur në këmbë për ta shpëtuar popullin e Kosovës.
“Ne jemi këtu falë vendosmërisë suaj”, ka deklaruar Veseli.
Më tutje, Veseli ka thënë se lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe botën perëndimore është shpirtërore.
/Epoka e re/