Veseli: Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave
Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Evropës.
Veseli ka thënë se Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave.
“Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/