Veseli: Kosova ka thesare të qytetërimit që po i restaurojmë për turizëm kulturor
11 nëntor 2018
| 18:43
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot kalanë e Korishit në Prizren për të parë nga afër gërmimet dhe restaurimet që po bëhen atje.
Veseli i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se toka e Kosovës përveç pasurive natyrore, ka edhe shumëthesare të qytetërimit.
“Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet t’i zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.