Veseli: Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore, ta ruajmë dhe promovojmë atë
22 maj 2018
| 11:53
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar Parkun Arkeologjik Ulpiana.
Me këtë rast ai ka thënë se shteti i Kosovës ka trashëgimi të pasur kulturore, të cilën duhet ruajtur dhe promovuar.
“Dje vizitova Parkun Arkeologjik Ulpiana. Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore, të cilën duhet ta ruajmë dhe promovojmë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/