
Veseli: Kosova ndjen dhimbje për humbjen e policit hero të ligjit
27 dhjetor 2018
| 17:57
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e policit Izet Demaj në Istog.
Veseli ka thënë se e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/