Veseli: Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, i domosdoshëm

02 maj 2019 | 12:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm.

“Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Liverpoolit në…