Veseli: Kriminelët e masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit janë ende të lirë

14 maj 2020 | 16:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar 138 të rënët në masakrën e Qyshkut, Zahaqit,  Llabjanit dhe Pavlanit të Pejës.

Veseli ka thënë se kriminelët e këtyre masakrave janë ende të lirë.

“Krimet e asaj dite janë krime kundër njerëzimit që ende nuk janë shpaguar dhe shumë nga kriminelët që i kanë shkaktuar ende janë të lirë. Ato janë krime lufte që peshojnë edhe në ndërgjegjen ndërkombëtare, prandaj nisma ime për tribunalin që do i vendosi ata kriminelë para drejtësisë, duhet të përkrahet nga të gjithë e të materializohet sa më shpejtë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Më 14 maj 1999 forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë kanë masakruar mizorisht 138 shqiptarë civile në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Pejës. Kjo ka qenë njëra nga ngjarjet më tragjike të vuajtura nga populli ynë gjatë luftës së Kosovës.

Në mes viktimave të pafajshme ishte edhe babai i mikut dhe bashkëluftëtarit tim Agim Çekut, një nga më meritorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agimi e përballoi këtë ngjarje të rëndë heroikisht, dhe dhimbjen e ktheu në forcë për të luftuar edhe më fuqishëm kundër armiqve.

Krimet e asaj dite janë krime kundër njerëzimit që ende nuk janë shpaguar dhe shumë nga kriminelët që i kanë shkaktuar ende janë të lirë. Ato janë krime lufte që peshojnë edhe në ndërgjegjen ndërkombëtare, prandaj nisma ime për tribunalin që do i vendosi ata kriminelë para drejtësisë, duhet të përkrahet nga të gjithë e të materializohet sa më shpejtë.  (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1587477101427490/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lehtësimi i disa masave ka bërë që njerëzit t’i rikthehen…