Veseli: Krushjanët me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër Kadri Veseli, është takuar mbrëmë me banorë të Krushës.
Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Krushjanët me qeverisjen e tij do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Postimi i plotë i tij:
Në Krushën e kujtesës kombëtare dhe mendimtarit të lirisë, Ukshin Hoti, në një bashkëbisedim të frytshëm me banorët për Planin Kundër Korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë.
Krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore, prandaj jetësimi i planit tonë do ta sjellë ndryshimin dhe do ta zhvillojë ekonominë, duke mbajtur rininë këtu.
Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ata që me punën e tyre po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik!