Veseli kthehet nga SHBA, gjithçka gati për seancën për formimin e Ushtrisë
13 dhjetor 2018
| 20:09
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është kthyer sonte nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nesër do të hapë seancën plenare për votimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli gjatë vizitës në SHBA ka marrë përkrahjen e plotë për formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe për ndihma konkrete për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Veseli ka psur takime të rëndësishme në Pentagon, në Washington, New York dhe ka qëndruar në Shtetin e Iowa ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake të cilat do ti ketë Ushtria e Kosovës.