Veseli: Ku është Amerika është edhe Kosova

30 janar 2019 | 16:12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe njëherë rëndësinë e raporteve në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Interesi i shtetit tim dhe interesi i amerikanëve është një. Ku është Amerika është edhe Kosova, dhe ku është Kosova është edhe Amerika”, ka deklaruar Veseli.

Më tutje, ai ka thënë se viti 2019 do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, si dhe do ta fitojë ulësen në OKB.Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja 19 vjeçare Endi Demneri njihet për linjat dhe bukurinë…