Veseli kujton dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

08 prill 2019 | 08:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sa herë që vjen 7 prilli gjen rastin të kthehet në familjen Demaku të Abrisë.

“Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë. Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999. Me 7 prill të atij viti kur mijëra ushtarë serb mësyen Drenicën, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në vijat e frontit. Atë ditë ra dëshmor Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Të lodhur dhe të thyer nga dhimbja për humbjen e tyre, nuk dinim si t’ia jepnim lajmin e rëndë bacës Haxhi. Kur të gjithë prisnim shpërthimin e vajit në familje, ndodhi ajo që ka ndodhë mijëra herë në familjet shqiptare: në vend të vajit, qëndresa për të mposhtur dhimbjen dhe për të vazhduar deri në fund rrugën e lirisë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia AKP e presidentit Tayyip Erdogan po kërkon një rinumërim…